Το αλβανικό δημοσίευμα ιστοσελίδας που θεωρεί ήρωες τους αλβανούς δραπέτες

Nikoleta Kovaçi  
Xhaxha e nip ekzekutohen nga policia në  Greqi pas një ndjekje-je të pazakontë, një  operacioni që nuk e  fsheh urrejtjen ndaj shqiptarëve  dhe kërkon t’i demonizojë ata në  opinionin grek. Policia greke po  përpiqet që ta mediatizojë arratisjen e shqiptarëve për të nxirë imazhin e emigrantëve shqiptarëve dhe për të justifikuar  sjelljet raciste në rritje në vendin  fqinj.
Trupat e pajetë janë sjellë  në vendlindje, ndërsa pasdite iu  është dhënë lamtumira e fundit  në fshatin Shullaz të Laçit. Ekzekutimi i Flamur dhe Ermir (Edison)  Likës (Sinanit) ka bërë që të tronditet, jo vetëm familja e tyre, por  edhe burgu i Trikallas që ditën e  djeshme ka mbajtur zi. Nga zona ku banonte fisi Sinani (Lika),  ndërsa kryheshin ceremonitë e  lamtumirës, nisën të hidhen ed-he themelet e legjendave të para që mbajnë emrin e betejës së  xhaxhait dhe të nipit në përballje  me qindra forca policore greke.  Nga pala shqiptare, ende s`ka  një zë zyrtar që mund të flas për  ekzekutimin e shqiptarëve, ndërsa  policia greke, nëpërmjet medieve,  e transmetoi vrasjen e xhaxha e nip si një sukses të pazakontë të  operacionit për arrestimin e të  arratisurve nga burgu i Trikallas.  
Policia tha se shqiptarët u vranë  në shkëmbim zjarri me policinë,  ndërsa përveç krimeve të shumta që kanë bërë në tokën e tyre,  ata gjatë shkëmbimeve të njëpasnjëshme të zjarrit me policinë  kishin vrarë një kalimtare dhe një  punonjës policie. Këto dy ngjarje,  sido që të jetë e vërteta e tyre, u  faturohen grupit të të arratisurve.  Dje në fshatin Shullaz Banorët e gjithë zonës së Shullazit  kanë marrë pjesë në ceremoninë  mortore të Flamur e Ermir (Edi-son) Sinanit (Lika). Xhaxha e nip,  njëri 40 vjeç dhe tjetri 26. U ekze-kutuan nga policia greke, mbrëmjen e 2 korrikut. Nga zona e tyre,  vijnë edhe informacionet e pa-ra në lidhje me të vërtetat që  mbase nuk do i gjurmojë askush.  Flamur dhe Edison Lika u nisën në  drejtim të Greqisë pak ditë para  se të vriteshin. Thuhet se ishin  betuar se do të mundësonin nxjerrjen nga burgu të një të dënuari,  ndërsa përgjatë gjithë kohës ata  kanë qëndruar në fshat, ndonëse  të kërkuar ndërkombëtar.
 Ata kanë mundur ta kalojnë kufirin shqiptar dhe atë grek të paprekur.  Gjatë vijimit të rrugës janë përballur me furinë e policisë greke,  për vrasjen e të cilëve dyshohet se  nuk janë kursyer, jo vetëm plumbat, por edhe elementë të tjerë  vdekjeprurës. Kështu,xhaxha e nip  u vranë, teksa konsideroheshin  bashkë edhe me 4 shqiptarë të  tjerë që vijojnë të jenë në kërkim,  si njerëzit më të rrezikshëm të të  gjithë Greqisë. Aventuara e policisë  greke për gjetjen, kapjen apo edhe  vrasjen e shqiptarëve, ka nisur që  mesnatën e asaj arratisjeje të bujshme, kur Greqia mbajti frymën  nga një mësymje shqiptarësh drejt  burgut të Trikallas, ku nxorën nën  pushtetin e armëve prej aty plot  12 persona, duke shënuar edhe një  prej arratisjeve më të paparashikueshme në burgjet greke. Ideatori i gjithë asaj lëvizjeje masive  shqiptarësh, nga muret rrethuese  të burgut të sigurisë së lartë, edhe  pse gjendej brenda qelisë, mbahet  Marjan Kola. Ky person dhe personat që pretendohet se janë në  grupin e tij, vijon prej më shumë  se 4 muajsh të jetë kryefjalë e punës së policisë së të gjithë shtetit  grek. Edison Lika u arratis bashkë  me të, ndërsa jashtë mureve të  burgut, me një autokolonë të armatosur gjendej pikërisht Flamur  Lika, personi që kishte mundur  të arratisej 7 vite më parë nga  Larisa dhe që nuk u arrestua asnjëherë, gjersa u eliminua nga  policia greke.  
Arratitë e shqiptarëve  Me 17 qershor, në orët e para të  mëngjesit, grupi i shqiptarëve të  arratisur nga burgu i Trikallas ka  vrarë një polic grek. Në momentin  e krimit policia greke, bënte me dije se kishte ngritur një postbllok  në “Dhistomo” dhe shqiptarët nuk  kishin ndaluar për kontroll, por  kishin nisur të qëllojnë me armë  drejt policisë dhe për pasojë mbeti  i vrarë një efektiv 37-vjeçar, baba i dy fëmijëve. Mësohet se polici  fillimisht u plagos në këmbë, por  plumbi i kishte goditur arterien.  vrasja u krye nga shqiptarët e arratisur nga burgu. mediat greke  shkruanin se policia kishte identifikuar të arratisurit në këtë zonë  rurale dhe ishte vënë në kërkim të  tyre, por shqiptarët kishin arritur të  largoheshin pasi njihnin mirë zonën.  Fillimisht ishin identifikuar me një  makinë të vjedhur më 23:00 të një  nate më parë, pranë fshatit polydrosso. ata kishin arritur të kuptonin  se ishin zbuluar nga policia dhe u  larguan nëpër rrugët e parnassos.  më pas grupi i shqiptarëve u ndesh  me një tjetër postbllok të policisë  në autostradën viotia dhe Fthiotidia, dhe këtë herë me një makinë tjetër në Davlia. policia u zu në  befasi pasi nuk e dinin që të arratisurit kishin ndryshuar makinë.  policia greke ka organizuar me  dhjetëra operacione sidomos në  zonat pranë kufirit shqiptar, por  në më të shumtën e kohës të arratisurit u kërkuan dhe u rrethuan  edhe në zonat për rreth athinës.  polici 37-vjeçar i vrarë është viktima e dytë pas 25-vjeçares Katerina Zogali, për vrasjen e së cilës  akuzohet shqiptari marian Kola.  
E reja humbi jetën nga plumbat  më 30 mars, gjatë shkëmbimit  të zjarrit të Kolës me policinë, në  ndjekje e sipër. pas arrestimit të  Ermal Litës, u duk se policia greke  e fitoi betejën me shqiptarët, deri  mëngjesin e 2 korrikut ku vriten  Flamur dhe Edison Lika, të cilët  ekzekutohen teksa udhëtonin në  këmbë për në destinacionin e  përcaktuar.  në kërkim të të arratisurve E ndërsa policia greke të martën  ekzekutoi dy prej personave që i  konsideronte si pjesëtar të grupit  të të arratisurve nga burgu i trikallas, mësohet se operacionet e  njëjta dhe me të njëjtin qëllim vijojnë sërish. Edhe dy netë më parë  dhe për gjatë gjithë të djeshmes  policia greke vazhdon ndjekjen  e 4 shqiptarëve të arratisur nga  burgu i trikallas. 
Operacion i gjerë  po zhvillohet në zonën e Epirit.  mësohet se rreth orës 2:00 pas  mesnate, 4 shqiptarët e armatosur, në një makinë rurale Navara, kanë ndeshur në një patrullë policie në postbllokun e artës  dhe menjëherë kanë hapur zjarr  me kallashnikovë mbi policët, por  fatmirësisht këtë herë nuk ka pa-tur asnjë të lënduar. Sipas të dhënave, dy nga personat që ishin në  makinë thyen xhamat e saj dhe  hapën zjarr për disa sekonda dhe  më pas u larguan me shpejtësi.  policët thonë se kanë njohur marian Kolën dhe ilir Kupën. makina e cila rezultonte e vjedhur në  agrinio, u gjet më pas e braktisur në shkollën e Filipiadas. Në  këtë vend ata vodhën një makinë tjetër dhe janë drejtuar në  fshatrat e Sulit, ku terreni është  shumë i vështirë. Kjo zonë është  20 minuta larg kufirit greko-shqiptar, gjë që përforcon idenë se  ata mund të hyjnë në Shqipëri.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου

Σημείωση: Μόνο ένα μέλος αυτού του ιστολογίου μπορεί να αναρτήσει σχόλιο.

ΒΙΝΤΕΟ

[ΒΙΝΤΕΟ][bsummary]

ΘΕΜΑ

[ΘΕΜΑ][bsummary]

ΥΓΕΙΑ

[ΥΓΕΙΑ][twocolumns]

ΟΙΚΟΝΟΜΙΑ

[ΟΙΚΟΝΟΜΙΑ][twocolumns]